Forcat ajrore turke filluan operacionin ushtarak kundër grupeve kurde në Siri


E shtunë, 20 Janar 2018

Idlib – Një pjesë e trupave të Ushtrisë së Lirë Siriane (ULS) kanë filluar që të hyjë në zonat e okupuara nga organizata terroriste PYD/PKK në Afrin të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas gjuajtjeve artilerike të njësive të Forcave të Armatosura Turke (TSK) ndaj objektivave të përcaktuara më parë, anëtarët e ULS-së të cilët janë dërguar nga rajone të ndryshme të Sirisë, kaluan në pjesën e Afrinit, duke depërtuar me automjete të blinduara nga linja kufitare Kilis-Hatay.

Njoftohet se trupat e ULS-së deri më tani nuk janë përballur me ndonjë rezistencë.

Avionët luftarakë të TSK-së kanë goditur pikat e vëzhgimit dhe një numër të madh të objektivave të organizatës terroriste PYD/PKK në veri të Sirisë, në Afrin.

TSK: Operacioni në Afrin është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare
Sipas informacioneve nga gazetari i AA-së në Idlib, avionët luftarakë të TSK-së kanë bombarduar pikat e vëzhgimit dhe objektivat e PYD/PKK-së në fshatrat Celeme, Himdiye, Haclar, Freriye dhe Tel Sellür të qytezës Cinderis, në linjën kufitare të Afrinit me Turqinë.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan në një deklaratë përafërsisht para 2 orësh ka deklaruar se “Operacioni në Afrin ka filluar në terren. Pas këtij operacioni pason Munbixhi”.

Etiketa: , , ,
Të fundit