Forcat e Armatosura nuk shkojnë në veri pa u marrë vesh me NATO-n


E mërkurë, 1 Prill 2015

Prishtinë – Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, ka folur sot edhe për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës.

Mustafa lajmëroi se projektligji për themelimin e FAK-ut është gati dhe pritet vetëm sigurimi i 2/3 e votave të deputetëve dhe ndryshimeve kushtetuese.

Por, Forcat e Armatosura të Kosovës nuk do të shkojnë në veri të vendit pa pasur një marrëveshje me Aleancën Veriatlantike, NATO-n.

Ndërsa sa i përket kthimit të Listës Srpska në institucione, Mustafa bëri të ditur se gjatë javës së kaluar ka zhvilluar biseda tri herë me përfaqësuesit serb, por, akoma nuk po e kupton vonesën e kthimit të tyre.

Etiketa: , ,