Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Forcat turke të sigurisë asgjësuan 390 terroristë të PKK-së

Prizren Post | 18:14 - 10.08.2015

Ankara – Forcat turke të sigurisë kanë njoftuar se në sulmet e fundit ajrore ndaj objektivave të organizatës terroriste PKK kanë vrarë 390 militantë në veri të Irakut.

Forcat turke të sigurisë kanë njoftuar se në sulmet e fundit ajrore ndaj objektivave të organizatës terroriste PKK kanë vrarë 390 militantë në veri të Irakut.
Një burim anonim i sigurisë gjithashtu ka deklaruar se në sulmet ajrore në fjalë janë plagosur edhe 400 pjesëtarë të PKK-së.

Pas 20 korrikut kur në sulmin vetëvrasës në Suruç të Turqisë u vranë 32 njerëz, në vend kanë nisur një sërë aksionesh dhe arrestimesh anti-terroriste.
Mbi 20 policë janë vrarë në sulmet që i atribuohen organizatës terroriste PKK./TRT/


Etiketa:
Arivisti Company