Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Franca: Ofensiva turke në verilindje të Sirisë duhet të ndalet

Prizren Post | 22:09 - 09.10.2019

PARIS – Franca me partnerët e saj kërkuan një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit, që do ndodh nesër në mëngjes.

“Unë dënoj operacionin e njëanshëm të nisur nga Turqia në Siri. Ajo minon punën e sigurisë dhe të humanizmit nga koalicioni kundër Daesh dhe mund të ndikojë në sigurinë e europianëve. Duhet të ndalet. Çështja është hedhur në Këshillin e Sigurimit.” – tha ministri i Punëve të Jashtme të Francës, Jean-Yves Le Drian, njofton Prizren Post.

Për ofensivën turke reagoi edhe Florence Parly, ministre e Forcave të Armatosura Franceze. Ajo tha se “Ofensiva turke në në Siri është një rrezik. Një rrezik për sigurinë e kurdëve. Një rrezik, sepse ndihmon Daeshin, të cilin ne kemi luftuar për 5 vjet. Duhet të ndalet. Kështu që Franca e ka sjellë çështjen në Këshillin e Sigurimit i cili do të mblidhet nesër.”


Etiketa:
Arivisti Company