E diel, 28 Shkurt 2016 
Karim Benzema nuk e ka të sigurtë vendin në Kombëtaren e Francës, për Kampionatin Evropian të këtij viti.
Në bazë të rezultateve të dala nga një anketë të publikuar sot nga radio RTL, Karim Benzema është i padëshirueshëm nga tifozët e Francës.
Shtatë në 10-të francezë nuk e duan Karim Benzeman në Kombëtaren e Francës për ‘Euro 2016’, pas skandalit me videon e Valbuenas.
Kur kanë mbetur edhe pak më shumë se tre muaj deri në Evropian, 78% e francezëve nuk besojnë se trekolorët do ta fitojnë këtë kompeticion.
Etiketa: Francë, Karim Benzema