Freedom House: Kosova pjesërisht e lirë


E mërkurë, 27 Janar 2016

freedom house

Shqipëria dhe Kosova janë dy vende të cilat janë ende pjesërisht të lira. Ky është konstatimi që është bërë nga Organizata Freedom House që ka bërë një renditje të lirisë së vendeve për vitin 2015.


Në kategorinë e vendeve pjesërisht të lira është përfshirë edhe Maqedonia, Mali i Zi e Bosnja, ndërkohë që Serbia është përfshirë në kategorinë e vendeve më të lira.

Duke ditur se vlerësimi bëhet nga shkalla e parë në atë të shtatën, Shqipëria është renditur në vendin e tretë, nga vendi i katërt në të cilin ajo ishte klasifikuar në vitin 2014.
Kosova, ndryshe nga vitit i kaluar është renditur në vendin e tretë sa i takon të drejtave politike, ndërkohë që ka qëndruar në të njëjtin vend me vitin e kaluar, pra të katërtin, sa i takon lirisë civile.

Sipas Freedom House, ky është i dhjeti vit që shkalla e lirisë është ulur në rang botëror, ku ndikim të konsiderueshëm për vitin 2015 kanë patur edhe sulmet terroriste.
Freedom House në këtë raport ka përfshirë 195 vende, nga të cilat 86 janë radhitur si të lira, 59 si pjesërisht të lira dhe 50 si jo të lira./Shqiptarja/