E hënë, 24 Gusht 2026

Një shpërthim i turpshëm ndaj bashkëatdhetarëve të tyre muslimanë që nuk shpjegohet ndryshe veçse me një skenar të lig
Ngjan si një projekt tipik antishqiptar për të cenuar apo dhe zhbërë një ndër të rrallat virtyte kolektive tonat: bashkëjetesën fetare, një lloj krenarie që ia tregojmë rregullisht botës me një gjoksrrahje të merituar. Por këto kohë të trazuara gjeopolitike, të cilat kur ia behin trazojnë dhe vetë jetën e popujve, ngjan se ndaj shoqërisë shqiptare në përgjithësi po luhet në skenar i lig me shënjestër muslimanët, ku përballë tyre po vihen katolikët. Dhe ky skenar po luhet në Kosovë, aty ku muslimanët janë një shumicë dominuese me mbi 90 përqind. Nisi para pak vitesh me një të astuquajtur Lëvizje Deçani – “Lëvizja për Rikthim”, e cila përbëhet nga individë pa ndonjë identitet apo prestigj shoqëror, të armatosur vetëm me një gjuhë urrejtjeje ndaj muslimanëve deri në kufijtë e veprës penale.
Së fundi, me në krye dhe vetë kreun e Ipeshkvisë së Kosovës, provokuan rëndë duke vendosur një gurthemel kishe në një fshat tërësisht musliman në Vushtri. E bënë këtë dhe në shkelje ligji. Dhe skena duket e qartë: të provokohet një reagim musliman deri në vetëviktimizim si të persekutuar prej tyre. Paralel, këtë kartë po ushqen dhe famëkeqi Milorad Dodik në Bosnje, duke i mëshuar një persekutimi të të krishterëve prej muslimanëve në Ballkan.
Por po të vërehet me kujdes narrative katolike, edhe ajo e rëndomta në rrjete me sharje dhe fyerje ndaj muslimanëve, gjë që kurrë nuk ndodh nga ana kahja tjetër, nuk artikulohet asnjë padrejtësi që muslimanët t’u kenë bërë atyre, sot apo dje, në bazat e jetës: sigurinë, pronën, familjen, besimin, nderin. Zero. Pos kësaj, kanë bashkëjetuar e bashkëjetojnë me muslimanët, ata dhe të parët e tyre. Sërish nuk artikulojnë ndonjë të keqe që u ka gjetur prej tyre në të përditshmen e jetës, ku kanë ndarë me ta deri aspektet më të imëta sociale e shoqërore. Megjithatë, tani dalin e përçojnë mllef duke treguar kësisoj dhe një dualiteti të llojit hipokritik në veten e tyre. Dhe kjo bie dhe erë pabesi apo thikë pas shpinë, pasi duke nisur të vrasësh me gjuhë mund të nisë të vrasësh dhe me dorë. Dhe e gjitha kjo nën një racizëm gati të fëlliqur ndaj atij me të cilin bashkëjeton prej shekujsh. Teza e tmerrshme: vetëm unë si katolik jam shqiptar, ti si musliman jo(!!!)
Nuk është një tezë që kalon nga ndonjë linjë studimore akdemike, që dhe nëse do ishte kështu, për hir të asaj që ndan përditshmërinë me muslimanin, e theksojmë, pa u ankuar për asgjë ndaj tij, duhej të kshte një lloj droje. Jo. Është një shfrim katastrofal, gati rrugaç, i pacipë, me sajesa që të fyejnë inteligjencën në emër të kinse shqiptarisë. Por dhe këtë historia e regjistron, siç ka regjistruar dhe anën e ndritshme të një lloj uniteti shqiptar paçka besimit të ndryshëm në kohërat kur rrezikohej kombi. Dhe këtë duhet të kenë parasysh ata që po luajnë këtë skenar të ndyrë kundër bashkëatdhetarëve të tyre dhe bash në kohën kur tentakulat e Izraelit kanë nisur të futen në Ballkan, në aleancë të fortë me Serbinë, duke patur si axhendë kryesore kapjen e faktorit shqiptar. Ndaj, le t’i ruhen ndonjë turpi historik që mund t’ja mveshin nesër vetes me atë që po bëjnë sot!
Kaq. Sa për jetën e tyre, familjen, sigurinë, pronën, fenë e nderin, le të flejnë të qetë se muslimani kurrë nuk jua ua cenon. Është e dëshmuar kjo në histori, dëshmohet fuqishëm në përditshmëri. /tesheshi
Burimi: mesazhi
Etiketa: Aktuale
