E martë, 30 Korrik 2013
Paris, 30 korrik – Ishte një fshat turistik, tashmë është një ishull, ndoshta edhe më turistik se më parë.
Bëhet fjalë për Mont St Michel, një fshat mesjetar në Francë, i cili pas goditjes së një baticë u kthye në ishull, transmeton Start shkrimin.
Qindra turistë dhe kalimtarë kureshtarë u mblodhën për të parë ngjarjen, e cila zgjati vetëm rreth 20 minuta.
“Për herë të parë, ne do të shohim detin të na rrethojë”, tha për Le “Figaro”, Laurent Beauvais, presidenti i rajonit Basse-Normandie.
Ishulli në Normandi është i famshëm për manastirin e tij, që daton qysh prej shekullit të 11, dhe ka një rëndësi historike strategjike teksa tërheq rreth tre milionë turistë në vit.
Prej disa muaj ishulli ishte i lidhur me territorin nga një rrugë. Tashmë një projekt rinovimi do të fillojë në fshat, ku rruga e zhdukur pritet të zëvendësohet me një urë.