E mërkurë, 23 Gusht 2017
Ministri Demolli dhe ambasadorja Willems biseduan edhe për marrëdhëniet e mira ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Holandës, me theks të veçantë për bashkëpunimin e mirë ndërmjet dy ministrive të Mbrojtjes.
Demolli dhe gjeneral Rama, me këtë rast e njoftuan ambasadoren me zhvillimet dhe të arriturat e përgjithshme të FSK-së.
Nga ana e saj, ambasadorja Willems, premtoi se do të angazhohet për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Holandës.
Pas takimit në kazermën “Adem Jashari” u mbajt ceremonia e dorëzim-pranimit të donacionit të Qeverisë së Holandës për Forcën e Sigurisë së Kosovës, në vlerë mbi 22 mijë euro.
Donacioni ka të bëjë me makina qepëse të trikotazhit dhe tapiceri me materiale përcjellëse të mirëmbajtjes.
Kurse trajnimin profesional për përdorim të këtyre makinave, të pjesëtarëve të FSK-së, e ka mundësuar Qeveria e Gjermanisë përmes Forcave të Armatosura të saj.
Etiketa: Aktuale, FSK, Holanda, Kosovë