FSK-së niset drejt zonave të prekura nga tërmeti në Turqi


E martë, 7 Shkurt 2023

PRISHTINË – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se me vendim të Qeverisë, kontingjenti i Forcë së Sigurisë së Kosovës për operacione humanitare porsa u nis sonte për në Turqi, për të ju dalë në ndihmë institucioneve dhe popullit turk në rajonet e goditura nga tërmeti.

“Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe popullit të saj, u shprehi edhe njëherë ngushëllimet më të thella popullit turk dhe familjarëve të viktimave të tërmetit e të lënduarve shërim sa më të shpejtë”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Kryeministri ka theksuar se vetëm tri ditë pas pritjes së ngrohtë nga Presidenti Erdogan, në mëngjesin e sotëm u tronditëm nga lajmi për tërmetin shkatërruese në Turqi.

“Solidarizohemi dhe i qëndrojmë pranë popullit dhe shtetit turk në këto kohë të vështira. Shpresojmë dhe urojmë që kjo tragjedi të kalojë me sa më pak viktima”, ka shkruar Kurti.

Edhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka bërë të ditur se është nisur kontingjenti i FSK-së në zonat e prekura nga tërmeti në Turqi.

“Nisëm kontingjentin tonë në operacionin e kërkim- shpëtimit në zonat e prekura nga tërmeti në Turqi.

Pas konsultave me Gjeneral Jasharin, kontakteve direkte gjatë tërë ditës me homologun tim turk, Ministrin e Mbrojtjes, Hulusi Akar, vendimin e kryeministrit Kurti dhe autorizimit nga ana e Presidentes Osmani, nisëm kontingjentin e specializuar të FSK-së për operacionin humanitar në Turqi për reagim me rastin e tërmetit të sotëm”, ka shkruar Mehaj.

Etiketa: , , ,
Të fundit