E enjte, 26 Nëntor 2015
Forca e Sigurisë së Kosovës organizon manifestimin qendror në shënimin e Ditës së Forcës së Kosovës.
Manifestimi Qendror mbahet në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, duke filluar nga ora 11:00.
Në manifestimin qendror pritet që të marrin pjesë personalitetet më të larta politike dhe ushtarake si dhe përfaqësues nga bashkësia ndërkombëtare.
Po ashtu kazerma “Adem Jashari” do t’i hapë dyert edhe për qytetarët e Kosovës që duan t’i vizitojnë pjesëtarët e FSK-së.
Kjo ditë quhet “Dita e hapur e FSK-së” si dhe fillon nga ora 10:00.
“Dita e Forcës” shënohet edhe në të gjitha Kazermat e FSK-së, ku ambientet e FSK-së do të jenë të hapura për qytetarët e Kosovës, si në Prishtinë, Mitrovicë, Ferizaj, Gjilan, Prizren, Istog dhe Bardhi i Vogël.