Fusnotës nuk ia pamë hajrin


E diel, 10 Gusht 2014

Nga 36 organizata dhe mekanizma rajonalë, sa ekzistojnë, Kosova ka arritur që të anëtarësohet në vetëm 14 prej tyre. Pranimi i fusnotës kishte sjellë optimizëm te diplomacia kosovare se do të sjellë më shumë anëtarësime, por një gjë e tillë nuk ndodhi.

Analistët politikë vlerësojnë se pranimi i fusnotës për përfaqësimin e Kosovës në takimet rajonale rezulton të ketë qenë një nga mashtrimet e shumta në procesin e bisedimeve në Bruksel.

Marrëveshja për fusnotën nuk ia solli Kosovës anëtarësimin në organizatat dhe nismat rajonale, ashtu siç ishte premtuar si shpërblim. Me marrëveshjen e shkurtit, të arritur në vitin 2012, konfirmohej përkushtimi i të dyja palëve për përfaqësim dhe bashkëpunim rajonal efektiv.

Një nga pikat e marrëveshjes thoshte se Kosova me fusnotë do të marrë pjesë vetë si dhe do të flasë për veten e saj në të gjitha takimet rajonale. Por, deri më tani Kosovës i është pamundësuar që të flasë për aktivitetet që organizohen nga shtetet fqinje.

Faktikisht, Kosova vazhdon të mbetet jashtë shumë organizatave rajonale. /Kosova Sot/

Etiketa: , ,
Të fundit