Futbolli nuk kthehet në shtëpi, Anglia po


E enjte, 12 Korrik 2018

Kroacia do të luajë për herë të parë në historinë e saj një finale Botërori, pasi mundi në kohën shtesë Anglinë me rezultatin 2-1.

Ndeshja pati nga një pjesë për secilin ekip. Pjesa e parë ishte për Anglinë. Goli i hershëm i Trippier me goditje dënimi bëri që djemtë e Gareth Southgate të fitonin besim dhe duke përfituar nga mefshtësia e Modric dhe Rakitic, dominuan.

Në pjesën e dytë Kroacia e përmirësoi lojën. Perisic barazoi rezultatin dhe kjo i shërbeu kroatëve për të kërkuar më shpesh portën e Pickford.

Edhe në shtesë kroatët dominuan, ndërsa Mandzukic u kthye në hero me golin e fitores.

Të dielën, në orën 17:00, Kroacia dhe Franca do të përballen në finalen e madhe. Anglia dhe Belgjika do të luajnë finalen e vogël të shtunën, në orën 16:00.

Etiketa: , , , ,
Të fundit