E premte, 17 Korrik 2026

Dyshohet se në sheshin e qytetit të Podujevës ka ndodhur një therje me thikë.
Sipas lexuesve të Klankosova.tv, në vend të ngjarjes janë policia dhe ambulanca, ndërsa ende nuk bëhet e ditur se sa persona janë të lënduar.
Vendi ku dyshohet të ketë ndodhur incidenti është rrethuar me shirit nga policia.
Klankosova.tv ka kontaktuar Policinë e Kosovës, mirëpo deri në publikimin e lajmit nuk ka marrë ndonjë konfirmim.
Burimi: klankosova
