Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Galliani: Seedorf do të jetë trajner i madh

Prizren Post | 16:45 - 17.01.2014

Milano, 17 janar – Zëvendës-presidenti i Milanit, Adriano Galliani beson se Clarence Seedorf do të tregojë se është trajner i duhur për Rossonerët.Holandezi u konfirmua si pasardhësi i Massimiliano Allegrit të martën dhe do të debutojë në pozitën e trajnerit në ndeshjen kundër Veronas të dielën në San Siro.

“Seedorf do të dridh ekipin. Më vjen keq për atë çka i ndodhi Allegirt, por ky është fati i gjithë trajnerëve”, ka thënë ai. “Seedorf do të bëhet një trajner i madh sepse ishte një lojtar i madh. Kam vetëm gjëra pozitive për të. Ai është shumë i motivuar për këtë aventurë”.

“A kam folur për transferime me Seedorfin? Jo. Por edhe po të kishim, unë nuk do të tregoja”.


Etiketa:
Arivisti Company