Gana, ”e fortë” për Gjermaninë


E shtunë, 21 Qershor 2014

image

Gjermania nuk ka arritur t’i gëzohet fitores në ndeshjen e dytë në Grupin G. Skuadra e Joachim Low është detyruar të kënaqet me një pikë në duelin tejet të vështirë kundër Ganës, me shifrat 2:2. Edhe në këtë ndeshje u paraqit futbollisti shqiptar, Shkodran Mustafi, i cili hyri në fillim të pjesës së dytë duke e zëvendësuar Boatengun.

Gjermanët patën epërsinë të parët e shpejt u gjendën në disavantazh por për të barazuar u përkujdes veterani Miroslav Klose me rekord të tij personal.

Në minutën e 11 gjermanët u shfaqën të rrezikshëm përmes Toni Kooos, goditjen e të cilit e bllokoi Këado Asamoah, pas pasimit të Sami Khediras.

Një minutë më vonë Christian Atsu rrezikoi për herë të parë portën gjermane pas goditjes nga distanca, po i përqendruar ishte Manuel Neuer që priti goditjen e tij.

Ozil shfrytëzoi një rast të mirë për të depërtuar nga ana e djathtë pas gabimit të Asamoas në minutën e 18 dhe më pas pasoi për Khediran që rrezikoi me një goditje qendrore.

Sulley Muntari provoi me një goditje të fuqishme nga distanca por sërish në vendin e duhur ishte Neuer.

Deri në fund të pjesës së parë skuadrat kishin edhe disa raste shënimi por rrjetat mbetën të paprekura.

Në fillim të pjesës së dytë u inkuadrua Shkodran Mustafi që zëvendësoi Jerome Boatengun.

Vetëm gjashtë minuta pas nisjes së gjysmë lojës së dytë Gjermania arriti epërsinë përmes Mario Gotzes që shënoi pas harkimit të Thomas Mullerit. Gotze shënoi duke prekur topin me kokë e pastaj edhe me këmbë.

Tre minuta më vonë gana barazoi gjithçka me Andre Ayew që shënoi me kokë për rezultatin 1 me 1. Ai shënoi pas harkimit të Harrison Afful.

Për të shtangur gjermanët doli në skenë Asamoah Gyan që shënoi në minutën e 64-të për të rikthyer rezultatin në 2 me 1. Ai shënoi me lehtësi kur mbeti i vetëm para Neuerit pas pasimit të Sulley Muntarit.

Ayeë pati edhe një rast të mire për Ganën por u tregua egoist duke mos pasuar te Gyan dhe zgjodhi të gjuaj vet por nuk arriti të mposhtë Neuerin.

Në minutën e 71-të Miroslav Klose arriti të barazojë rekordin e Ronaldos së vjetër duke shënuar nga afërsia golin e tij të 15. Për rezultatin 2 me 2 ai shënoi vetëm një minutë pas inkuadrimit ku zëvendësoi Mario Gotzen.

Deri në fund Gana e Gjermania patën raste që të thyejnë rezultatin e barabartë por asnjë nga to nuk u tregua e saktë.

Rezultati 2:2 e mban Gjermaninë në pozitën e parë me 4 pikë pas dy takimesh, e Gana arrin pikën e parë në Botëror pas humbjes nga SHBA./rtk/

Të fundit