E martë, 22 Gusht 2017
Fehmi Ferati do të kandidojë për kryetar të komunës së Mitrovicës.
Përballë ai do ta ketë Valdete Idrizin, e cila do të kandidojë por kryetare të Mitrovicës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, njofton Klankosova.
Shoumeni e gruaja e shoqërisë civile, që të dy me fare pak, ose aspak përvojë në politikë, do të sfidohen nga një person, që ishte pjesë e këtij zanati, qysh si i ri, nga viti 2004.
Është ky 37 vjecari, Safet Kamberi, që garës për të parin e Mitrovicës, i hynë nën ombrellën e LDK-së.
[youtube tFZwiis9Z6o]
Kamberi, që nga viti 2013 ishte nënkryetar i Mitrovicës, por në fillim të vitit, kur AKR-ja prishi koalicionin qeverisës me LDK-në në këtë komunë, ai u emërua si zëvendës-Ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale.
E të gjithë këta do të pretendojnë t’ia marrin postin Agim Bahtirit, kryetarit aktual të Mitrovicës, i cili, deri në orët e para të mbrëmjes së të martës, nuk e ka konfirmuar nëse do të jetë ose jo, sërish, kandidat i AKR-së për të udhëhequr me këtë qytet.
Bahtiri kishte befasuar, 4 vjet më parë, duke fituar qytetin, ndonëse krejtësisht i papërvojë në politikë, por edhe i panjohur, për shumicën e njerëzve të kësaj ane.
Etiketa: Aktuale, Mitrovica, Zgjedhjet Lokale