E enjte, 25 Shtator 2014
Prizren – Kryetari i Asamblesë së Kuvendit Komunal të Prizrenit Kujtim Gashi ka bërë të ditur se është miratuar propozimi i parashikimit të të hyrave dhe shpenzimeve të buxhetit të Komunës së Prizrenit për periudhën 2015-2017.
Sipas parashikimeve të bëra buxheti i KK të Prizrenit do të arrijë një shumë rreth 40.542.136 euro dhe pritet që të jetë një bazë e fuqishme për vazhdimin e investimeve në tërë territorin e Komunës së Prizrenit
Vendimi për periudhën 2015-2017 i buxhetit të Prizrenit është si në foton në vijim./Prizren Post/