Gashi: Me PDK-në s`bëhet koalicion


E enjte, 15 Maj 2014

Prishtinë – Ish deputeti i LDK-së, Arben Gashi ka hedhur poshtë çdo mundësi që partia e tij të hyjë në një koalicion qeverisës me PDK-në pas zgjedhjeve të 8 qershorit.

“S’ka koalicion me PDK-në. PDK është jashtë çdo parashikimi tonë për koalicione qeverisëse”, ka thënë Gashi në InfoMagazine të Klan Kosovës.

Në anën tjetër, i pranishëm në këtë debat ishte edhe Blerand Stavileci i PDK-së, i cili ka lënë të kuptohet se partia e tij është e hapur për koalicione me gjitha partitë e djathta. /Telegrafi/