Gazeta Britanike Daily Mail raporton “Mekës së marijuanës” në Evropë, i doli tymi”


E mërkurë, 18 Qershor 2014

628x471

    Ditës së “Mekës së marijuanës” në Evropë, i doli tymi”. Ky është titulli i gazetës britanike Daily Mail, që po raporton mbi zhvillimet më të fundit në Shqipëri, për sa i përket operacionit të Policisë së Shtetit kundër drogës në fshatin Lazarat.

Artikulli i të përditshmes britanike, thekson se bandat e rritjes së marijuanës në fshat, e kanë parë veten përtej ligjit. Në vitin 2004, të shtënat nga fshati Lazarat e detyruan një helikopter italian të anti drogës, të bëjë një tërheqje të nxituar thuhet në artikull..

“Deri dhjetë vjet më parë, Lazarati ishte një komunitet i rregullt bujqësor”, shkruan e përditshmja.

“Tani fshati në Shqipërinë e jugut është prodhuesi më i madh në Evropë, i marijuanës së paligjshme, që sjell deri në miliarda euro çdo vit, nga bimët e kultivuara në mënyrë masive, në fusha dhe në kopshtet e shtëpive”, thotë Daily Mail.

Duke publikuar foto të mëdha të aksionit të policisë në fshatin Lazarat, Daily Mail tregon mënyren sesi trafikantët e drogës dogjën lëndën narkotike kanabis sativa, e cila kapte vlerën e 3 miliardë paund-ëve, sa gjysma e prodhimit të brendshëm bruto të Shqipërisë ne fshatin e vogël të Lazaratit, me qëllim shkatërrimin e provave.

Ajo gjithashtu jep informacion mbi ndërhyrjet e policisë shqiptare në Lazarat të cilët janë përballur me granatat e mitralozët e kultivuesve të marijuanës.

Edhe Washington Post, e përditshmja amerikane, në numrin e sotëm publikonte lajmin e këtij operacioni, që ka bërë bujë në të gjithë botën.

“Shqipëria synon të sjellë rendin në kryeqytetin Europian të hashashit”, është titulli i W.P, e cila thekson se kësaj here autoritetet Shqiptare janë zotuar se nuk do të largohen prej aty pa u përfunduar e gjithë puna

4-G7F3j.AuSt.55

Të fundit