E mërkurë, 2 Mars 2016
Skenderaj – Gani Geci, në një intervistë për emisionin “Interaktiv” në KTV, ka treguar versionin e tij të mosmarrëveshjeve mes Rexhep Selimit dhe Adem Jasharit.
Duke treguar për rikthimin e tij në Polac nga fshati Çirez së bashku me Rexhep Selimin, Geci ka thënë se atje po e priste Adem Jashari së bashku me grupin e tij.
Geci ka sqaruar se Adem Jashari ishte i nervozuar për vrasjen e tetë personave dhe ishte përplasur me Selimin në ato momente.
“Jemi kthyer në Polac, ishin kanë ulë Ademi. Ishin kanë me një Opel Ascona. Aty kanë qenë shumë njerëz. Kur i tregova unë Ademit që janë vrarë tetë veta, ai u nervozua dhe i tha Selmit: ‘Hup dhe që jam gjallë shpirtin kam me ta nxjerrë për hunde’”.
“Ata s’kanë fol sepse Selimi i ka pasur financat dhe armatimin e UÇK-së. I dërgojke Ademit pak armatim. Ai mbeti vet. Derisa ka ndodhur rasti i parë. Ai ju tha mos i sulmoni patrullat sepse juve nuk ju njeh askush, krejt mu kanë me mu gju. Serbët e dinë që unë jam. Ai nuk donte që të luftonte në Skenderaj, sepse e dinte forcën e Serbisë”, ka sqaruar Geci.
Geci ka folur edhe për video-incizmet e Adem Jasharit kundër Rexhep Selmit, të cilat i ka përmendur Ramiz Lladrovci.
Geci ka thënë se këto kaseta i posedon Rifat Jashari, vëllai i Adem Jasharit. Në këto kaseta, Geci ka thënë se Ademi tregon që Rexhep Selmi e ka braktisur.
Etiketa: Adem Jashari, gani geci, Rexhep Selimi