E diel, 17 Gusht 2014
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit Shqiptar i ka publikuar të dhënat e para mbi hyrje-daljet e personave dhe automjeteve në të gjitha pikat e kalimit kufitar të vendit. Sipas Genc Merepezës, shefi i kufirit, fluksi i vizitorëve në këtë sezon veror është në rritje, me rreth 381 mijë shtetas më shumë se viti i kaluar. Ai theksoi se gjatë kësaj periudhe vetëm shtetas të huaj kanë hyrë rreth 1 milion e 350 mijë, pjesa më e madhe e tyre nga Kosova.