E martë, 26 Nëntor 2013
MANCHESTER, 26 nëntor – Ryan Giggs thotë se ai sheh diçka nga vetja te ylli shqiptar, i cili po mbin në Old Trafford, Adnan Januzaj.
“Ai e merr topi dhe ka një ekuilibër të mirë dhe është emocionues – siç isha unë kur unë për të parën herë u përfshiva në ekip. Ai është një lojtar ngazëllues për fansat dhe për lojtarët tjerë [të ekipit të parë] dhe për lojtarët e akademisë”, transmeton telegrafi deklaratën e Giggs.
“Ata mund të shikojnë dhe të shohin se është e mundshme t’ia dalësh në ekipin e parë nëse punon fuqishëm dhe në mënyrën e duhur”, citohet të ketë deklaruar ai.
“Mendoj se ai ka rreth shtatë ose tetë vende ku mund të zgjedhë të luajë. Unë jam përpjekur ta bind atë të luajë për Uellsin, por ai nuk është i interesuar!”, ka thënë Giggs.
Etiketa: Adnan Januzaj, Manchester United, Ryan Giggs