GIZ-i gjerman i dhuron MSh-së pajisje për menaxhimin e mbetjeve medicinale në vlerë 208 mijë euro


E martë, 2 Maj 2023

Agjencia Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ), ka nënshkruar me Ministrinë e Shëndetësisë aktin e dorëzimit të pranimit të pajisjeve medicinale për mbeturina medicinale në vlerë prej 208 mijë euro.

Në lidhje me këtë, Vitia tha se sigurimi i pajisjeve për mbeturina medicinale është një kontribut i vlefshëm i Qeverisë Gjermane përmes GIZ, në funksion të menaxhimit më të mirë të këtyre mbetjeve.

“Ambasadori Joern Rohde tha se ky është një kontribut për ta ndihmuar menaxhimin e mbetjeve medicinale, për të ndihmuar për një Kosovë më të shëndetshme dhe gjithashtu për ta përgatitur Kosovën për rrugën e saj për në Bashkimin Evropian”, thuhet në njoftimin e MSh-së, transmeton Klankosova.tv.

Me këto pajisje medicinale, do të furnizohen 34 QKMF në Kosovë sikurse edhe një transportues për bartje të këtyre mbetjeve medicinale.

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit