E hënë, 17 Gusht 2026

Një person është arrestuar në Gjakovë pasi dyshohet se ka tentuar tâu japë policëve 50 euro ryshfet për tâi shpëtuar shqiptimit të masës për kundërvajtje në trafik.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 03:20 në rrugën âNënë Terezaâ, ku i dyshuari, gjatë kontrollit nga zyrtarët policorë, ka nxjerrë një kartëmonedhë prej 50 eurosh dhe ka tentuar tâua japë policëve.
Pavarësisht paralajmërimit se një veprim i tillë është i kundërligjshëm, i dyshuari ka insistuar në dhënien e parave, me çârast është arrestuar.
âI dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, ndërsa Prokurori i PTH-së në Gjakovë ka nxjerrë aktvendim për ndalimin e tij për 48 orë. Kartëmonedha prej 50 eurosh është sekuestruar si provë, ndërsa rasti do tâi përcillet Prokurorisë për procedim të mëtejmëâ, thuhet në njoftimin për media./Klankosova.tv
Burimi: klankosova
