E shtunë, 15 Korrik 2017
Prokuroria e Kolumbisë nëpërmjet një komunikate ka zbuluar se disa futbollitë të ekipit kolumbian, Independiente Santa FE, kanë abuzuar me një punonjëse seksi natën mes 31 janarit dhe 1 shkurtit.
Mendohet se në këtë ngjarje janë përfshirë 6 futbollistë, 3 prej të cilëve janë larguar nga Santa Fe në afatin kalimtar të verës.
Në një komunikatë për shtyp, klubi thotë se nuk ka dijeni për ngjarjen dhe dënon çdo veprim joligjor që mund të jetë kryer nga cilido person i lidhur me klubin.
“Mbështesim hetimet që po bën drejtësia dhe do i respektojmë vendimet”, lexohet në komunikatën e firmosur nga Presidenti i klubit, Cesar Pastrana.