Gjenden mbetjet e avionit me 54 persona në bord


E hënë, 17 Gusht 2015

Indionezi – Banorët e provincës lindore Papua konfirmojnë se kanë gjetur në malet e zonës mbetjet e avionit të zhdukur gjatë ditës së diel me 54 persona në bord, njoftoi një zyrtar i lartë i Ministrisë së Transporteve.

Avioni i kompanisë indoneziane “Trigana Air” është gjetur nga banorët e zonës. Sipas tyre, avioni kishte rënë në majat e maleve.

“Jemi në proces verifikimi rreth këtyre të dhënave”, deklaroi drejtori i përgjithshëm i Tranportit Ajror në Ministrinë e Transporteve të Indonezisë.

Avioni i rrëzuar një ditë më parë në rajonin malor të Indonezisë, me 54 persona në bord, po transportonte 6,5 miliardë rupi (420 mijë euro) me qëllim bamirësie për t’ia shpërndarë familjeve të varfra në Provincën Papua (lindje), bëri të ditur një zyrtar.

“Katër prej punonjësve tanë shoqëronin fondet e vendosura në katër çanta”, u shpreh kreu i Postës së Jayapuras.

Etiketa:

Leave a Reply

Të fundit