E hënë, 16 Qershor 2025
Një 54 vjeçar është gjetur pa shenja jete, të hënën në banesën e tij në Mitrovicë.
Sipas Policisë, viktima jetonte vetëm dhe kishte tri ditë që nuk kishte dalë nga banesa.
Trupi i pajetë thuhet se është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, ndërsa rasti është duke u hetuar si vdekje e dyshimtë.
“Sot, me datë 16.06.2025 rreth orës 11:00, policia ka pranuar një informatë se në lagjen-Tuneli i Parë në Mitrovicë dyshohej se një person i cili jetonte i vetëm në banesë, nuk kishte dalë nga banesa për tri ditë me radhë ndërsa dera ishte mbyllur. Njësitë policore kanë shkuar menjëherë në atë lokacion e më pas edhe njësia e zjarrfikësve dhe një ekip mjekësor. Pasi është hapur dera me forcë është gjetur një person, ku mjeku ka konstatuar se personi i gjinisë mashkullore, rreth 54 vjeçar është pa shenja jete. Në lidhje me rastin ёshtё njoftuar prokurori dhe me urdhrin e tij, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore-Prishtinë për obduksion, ndërsa rasti është duke u hetuar si vdekje e dyshimtë”, thuhet në njoftim.
Etiketa: Aktuale