E hënë, 25 Janar 2021
PRIZREN – Një trup pa shenja jete është gjetur në banesën e saj në Prizren të hënë pas mesditës, rast që është cilësuar si vdekje e dyshimtë nga Policia e Kosovës.
Viktima është një femër e lindur në vitin 1964 dhe sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës, për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, mendohet që vdekja është natyrale.
Osmanollaj tha për Telegrafin se me urdhër të prokurorit, turpi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Një grua e lindur në vitin 1964 është gjetur pa shenja jete në banesën e saj, emergjenca e cila ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetimet rajonale të policisë dhe prokurori i shtetit. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Nuk janë vërejtur shenja apo elemente dhune dhe mendohet se vdekja është natyrale”, tha Osmanollaj.
Etiketa: Prizren