Gjeopolitika bipolare sfidon rendin e ri njëpolar!


E mërkurë, 27 Dhjetor 2017

Autor: Savash VELIU

Viteve të fundit, përkatësisht me ardhjen në skenën turke të Erdoganit e veçmas pas DAVOSIT ndryshuan edhe planet e errta Israelito-Amerikane të sajuara për vitet 2016 deri 2025 që parashikonte gjatë referendumit të del vota ‘’PO’’. Më 2018 të lirohet kryeterroristi APO kurse me dosjen Reza Zarrab të kërcënohet Erdogani që nga politika të jep dorëheqje. Më 2019 në Juglindje të Turqisë të themelohet një shtet kurd me kryeterroristin APO. Më 2021 të njihet Stambolli si qytet-shtet me autonomi ndërkombëtare. Më 2023, Ermenisë ti jepen tokat lindore turke si dëmshpërblim për gjenocid dhe pastaj më vitin 2025 të ndahet Republika e Turqisë në dy shtete, njëra si shteti Islam dhe tjetra Republika laike shekullare!

I gjithë ky plan i projektuar për tu realizuar më pas shteti sionist ‘’ISRAELI I MADH’’ me Kryeqytetin e tij Jeruzalem!

Porsa këtë djallëzi kuptoj Erdogani, menjëherë përshpejtoj si skenar antiprojektin e detajizuar si kundërpërgjigje përmes shërbimit sekret MIT ndaj planit sionist duke ua neutralizuar forcat destruktive të brendshme të mbështetur nga jashtë. Kundërataku amortizoi gjitha tentativat të skenarit djallëzor duke lënë spiunazhet Israelito-Amerikane në terr informativ për të gjitha hapat turke, që pastaj të përshpejtoj ndarjen e kufirin turk me beton muri mes Sirisë dhe Irakut, kjo solli dështimin më të madh në plan të brendshëm dhe atë jashtëm të saj.

Turqia kaloi në kundëratak duke rrëshqitur poshtë në Siri dhe Irak dhe hapi tampon zona sigurie turke si neutralizuese e planeve të sajuara sionisto-evangjeliste që sabotoj projektin ‘’Israeli i madh’’ në rajoninë e Lindjes së Afërt!

Pastaj Turqia u çfaq me goditjen e fortë drejt Katarit që ishte ‘’fillimi i fundit të Israelit të Madh’’, një gjest madhështor që shpëtoi Katarin nga treshi komplotues (Trump – Selman – Sisi). Akti i intervenimit ishte i sajuar për të neutralizuar apetitetë Israelito-Amerikane si parandalim të pushtohet më lehtësisht Katari prej Sauditëve si hap drejt themelimit të ”israelit të Madh”, që nga prizmi i sotëm është i paaritshëm ngase ajo si plan njëherazi dështoi. Atëherë Israeli shpejtoj të fabrikoj një konflikt ushtarak me Libanin si komploti i radhës që si tentativë sërish dështoj.

Por ti kthehemi kronologjisë së ndodhive brenda këtij projekti komplotues ishte përfshirë edhe akti i referendumit nga Israeli për ‘’Kurdistanin’’, që u kthye në Barzanistan, sot i kollapsuar ekonomikisht dhe territorialisht në saje të neutralizimit nga bashkëpunimit Turqi – Iran – Irak, këto atake strategjike mjaftojnë të pushtohen një nga një kalatë Sioniste në terren.

Projekti sionist vazhdoj ngutazi në kërkim të realizimit nga Trump duke njohur njëanshëm Jeruzalemin për kryeqytet të Israelit (të madh), kjo shtyti Turqinë të ngrit kundërprocedur drejt OKB-së e cila mposhti vendimin amerikan duke e izoluar SHBA-të në mendjemadhësin e Trumpit drejt çmendurisë. Vendimi i OKB-së ishte një goditje e fortë diplomatike për SHBA. Konfernca Islamike e drejtuar nga Erdogan mund të jetë krenare që dha një rezulltat konkret pas aq shumë vitesh ekzistencë. Ummeti musliman duhet të ketë zërin e vetë diplomatik në botën multipolare sot.

Tani para mbledhjes së radhës së Soçit në Rusi, bëri Rusia të ditur se gjatë tubimit për armpushim dhe zhvillim të Sirisë pas luftërave shkatërruese kemi konsiderat për shqetësimin e Turqisë për përfshirjen edhe të PYD-YPG-së terroriste në tavolin … Prandaj nuk ka mundësi që grupi në fjalë të marrë pjesë përkundër këmbnguljes Amerikane që të përfshihen në të.

Diplomacia në arenën ndërkombëtare që udhëhiqet nga Erdogani po çmend SHBA dhe Trampin duke treguar se rrethanat kanë ndryshuar dhe sot duhet respektuar edhe mendimi i palëve tjerë si prioritet, nën slloganin e tij; ”Bota është më e madhe se Pesëshja (në OKB)”!

Kështu Turqia ua zbriti Israelit, Amerikës dhe Sauditëve Diellin një pëllëmbë mbi kokë gjë që ua përshpejton hapat e tyre drejt gabimeve të njëpasnjëshme derisa vet pozicionohet mirë e më mire në Lindjen e Afërt duke e marr nën shtetrrethim të sigurt!

Anglia dhelpra dinake dhe intriganja e komploteve botërore, duke ndijer lëvizjet antiamerikano-israelite shpejtoj të ndëroj radhët duke i bashkangjitur fituesve të ardhshëm në rirenditjenë e re bipolare duke lënë Amerikën e vetmuar me Israelin në moçalin e vdekjes, me gjasa drejtë shkatërrimit të sionizmit imperialist në shekullin e ri!

*Opinionet e autorëve nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe opinionin e Prizren Post.

Etiketa: ,
Të fundit