E mërkurë, 22 Korrik 2015
Gjermania, shtëpia e katër milionë muslimanëve, sapo ka fituar bankën e parë Islame e cila do t’i përmbahet ligjeve të sheriatit, ndërsa ekspertët e njohur thonë se bankat islame janë më të sigurtat.
Banka turke-kuvajtiane “Kuveyt Turk” është banka e parë islame në Gjermani e cila dje zyrtarisht ka filluar me punën e saj. Banka e cila ka marrë lejen nga autoritetet financiare gjermane do të ketë filialet e saja në Frankfurt, Berlin dhe Manhajm. Kjo bankë planifikon që deri në fund të vitit 2015 të hap dhjetë filiale në gjermani.
Hamed El-Merzuk, njëri nga partnerët e kësaj banke tha se janë shumë krenarë që kanë marrë lejen për hapjen e kësaj banke e cila do t’u shërbej katër milion muslimanëve në Gjeërmani.
“Kuveyt Turk” synon të stimuloj muslimanët e Gjermanisë që të shfrytëzojnë shërbimet tona. Gjithashtu do të mundohemi t’i fitojmë edhe klientët jomuslimanë që tërhiqen nga morali i biznesit islam”, deklaroi Merzuk.
Ai tha se banka nuk do të investoj në bizneset me armë. cigare. alkool dhe gjëra tjera që janë të ndaluara sipas Islamit.
Drejtori i “Kuveyt Turk” Kemal Ozan, tha se kërkesat për shërbime në këtë sektor bankarë momentalisht janë rritje.
“Të punosh në një treg konkurrues të këtillë është një sfidë e madhe”, tha ai.
Etiketa: Banka Islame, Gjermani