Gjermani, kërcënim për bombë në selinë e SPD-së


E mërkurë, 26 Gusht 2015

partia

TEMAT KRYESORE

“Që dje, kur Sigmar Gabriel vizitoi Haidenau-n kemi marrë shumë kërcënime me natyrë raciste. Duhet të pranojmë që ky është një akt politik. Ne nuk tërhiqemi nga qëndrimet tona”
Një kërcënim për bombë ka çuar në evakuimin e zyrave të Partisë Social Demokrate gjermane ditën e sotme në Berlin. Kërcënimet lidhen me vizitën e kryetarit të partisë, Sigmar Gabriel, në një prej qyteteve gjermane ku po protestohet kundër emigrantëve të huaj.

Yasmin Fahimi, sekretari i përgjithshëm i partisë në koalicion me kancelaren Angela Merkel, i ka thënë agjencisë së lajmeve Reuters se ata kanë marrë kërcënime të natyrës raciste pas vizitave të Gabriel në qytetin lindor Heidenau.

“Që dje, kur Sigmar Gabriel vizitoi Haidenau-n kemi marrë shumë kërcënime me natyrë raciste. Duhet të pranojmë që ky është një akt politik. Ne nuk tërhiqemi nga qëndrimet tona”, tha ai.

Mëse 30 policë janë plagosur në qytetin Heidenau, në afërsi të Dresdenit, të shtunën e kaluar, kur një turmë njerëzish, shumë prej tyre të dehur, sulmuan policinë me shishe dhe fishekzjarrë, duke bërtitur “Heil Hitler”.

Kreu i partisë socialdemokrate tha gjatë vizitës së tij në Haidenau se protesta të tilla nuk kanë vend dhe shtoi se ata që sulmojnë emigrantët nuk kanë lidhje me Gjermaninë. “Kjo nuk është Gjermania që duam ne”, tha ai.

Të fundit