E enjte, 15 Shtator 2022
PRISHTINE – Emisari special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka thënë se Budestagu gjerman e mbështetë dialogun Kosovë-Serbi të udhëhequr nga Bashkimi Evropian.
Duke folur për takimin e djeshëm mes tij dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ai tha se Gjermania dhe Kosova duan ta bëjnë më të suksesshëm Procesin e Berlinit.
“Dje u takova me Albin Kurtin në Prishtinë. Gjithmonë është mirë të jesh në Kosovë dhe të flasësh me të si mik e partner. Gjermania dhe Kosova duan ta bëjnë të suksesshëm Procesin e Berlinit. Bundestagu gjerman mbështet dialogun e udhëhequr nga BE-ja dhe Mirosllav Lajçak. Në të gjitha mënyrat”, shkroi Sarrazin në Twitter.
Etiketa: Aktuale, Albin Kurti, Gjermania, Kosova, Manuel Sarrazin