Gjermania: Fethullah Gylen është “Godfather”


E hënë, 13 Janar 2014

Në revistën më prestigjioze politike të Gjermanisë “Der Spiegel”, gazetari i saj i cili është përcjellës i afërt i “Lëvizjes Gylen” Maximilian Popp, bëri analiza të thella lidhur me shtrirjen e Lëvizjes Gylen në Gjermani në shkrimin e tij me titull “Lëvizja Gylen: Der Pate(Godfather)”.

Gazetari gjerman Popp pas analizave rreth mosmarrëveshjeve ndërmjet Lëvizjes Gylen dhe qeverisë Erdogan për politikat e jashtme në lidhje me Iranin dhe çështjen e mësonjëtoreve private preku edhe temat aktuale të vlerësuara nga specialistët si “hakmarrje e xhematit”.

Lajmi i dhënë si “Lëvizja e fortë Godfather” vazhdon si në vijim:
Revista shkruan mbi dëshmitë e formimit të shtetit paralel brenda shtetit nga lëvizja e kontrolluar nga Fet`hullah Gylen i cili në vitin 1999 ka ikur nga Turqi në SHBA pas akuzave të ngjashme për islamizimin e shtetit laik.

Lëvizja që ka rrjete në mbi 140 shtete

Popp pretendon në shkrimin e tij rreth mosmarrëveshjeve me Erdoganin lidhur me politikat kurde dhe ato të jashtme të Lëvizjes e cila në mbi 140 shtete ka mediume, spitale, shkolla dhe banka.
Në artikull u potencua se ndjekësit e lëvizjes Gulen duke e konsideruar veten si “ushtarët e dritës” tentojnë ta marrin në dorë drejtësinë, arsimin, politikën dhe biznesin.

Përkrahja nga politikanët gjerman ndaj lëvizjes Gylen

Popp gjithashtu theksoi se edhe politikanët gjerman marrin pjesë brenda xhematit Gylen sikurse politikanja nga CDU-ja Rita Süssmuth dhe zëvendësi për politika të brendshme i Partisë së Gjelbër Omid Nouripour.

Gazetari gylenist në gazetën e social-demokratëve!

Popp gjithashtu potencoi se gazeta në linjë social-demokrate “Süddeutsche Zeitung” ka dhënë një lajm lidhur me Gylenin, në të cilin vë në pah punën e xhematit Gylen bazuar në tolerancë, shkruar nga gazetari i kësaj gazete, i shkolluar në shkollat e Lëvizjes Gylen, i cili gjithashtu ka një gazetar të punësuar në gazetën “Zaman” të Lëvizjes Gylen.

Duke i pasur parasysh infiltrimet e thella të “Lëvizjes Gylen” në institucionet shtetërore në të cilat është e shtrirë kjo lëvizje dhe duke pasur parasysh edhe problemet e brendshme që po i nxjerrë shtetit të vetë të origjinës, mbesim me shpresë që edhe shtetet tona në ballkan të mos vonohen në marrjen e hapave të duhur për prokurorimin e kësaj lëvizje. Dihet se të gjitha medresetë në Shqipëri i janë privatësuar kësaj lëvizje duke e humbur vlerën e tyre si institucione të mësimbesimit fetar dhe duke u shëndrruar në kolegje në të cilat libri i shenjtë Kur`ani është zëvendësuar me libra dhe literaturë laike në të cilat bëhet thirrje për një “ekumenizëm” ndërfetar, kjo në kundërshtim me normat islame të thirrjes dhe Kur`anit kur dihet se ajeti i fundit i zbritur është: “Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju islamin fe” (El-Maide, 3)./Prizren Post/