Gjermania lë Turqinë, hedh një hap konkret për bazën ajrore në Jordani


E diel, 21 Maj 2017

“Ka shumë potenciale në këtë baze ajrore dhe ne jemi shumë mirënjohës për pritjen shumë pozitive dhe mbështetjen e madhe”, tha ministrja gjermane e Mbrojtjes Ursula von der Leyen për gazetarët në mbledhjen rajonale të Forumit Ekonomik Botëror në Jordani të shtunën.

Një ditë më parë, ministri e inspektoi bazën ajrore të Azraq, ku po synohet zhvendosja e trupave gjermane nga baza ajrore turke Incirlik.

Zhvendosja e bazës do të thotë zhvendosje e miliona eurove investime.

“Nuk ka ende një vendim për të zhvendosur trupat”, theksoi von der Leyen, duke shtuar se inspektimi ishte i nevojshëm.

Më parë këtë javë, ministri konfirmoi se Gjermania po shqyrtonte 8 vende ku mund të zhvendoset baza e saj.

Marrëdhëniet e Gjermanisë me Ankaranë u përkeqësuan ndjeshëm javën e shkuar kur Turqia bllokoi një takim të planifikuar të deputetëve gjermanë me trupat e vendit të tyre të vendosura atje në kuadër të luftës ndaj të ashtuquajturit Shteti Islamik.

Vendimi turk erdhi pasi Gjermania u dha azil disa shtetasve, të cilët Ankaraja pretendon se janë të përfshirë në grushtin e shtetit.

Etiketa: , ,