E hënë, 25 Shkurt 2019
PRISHTINË – Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka thënë se Gjermania vazhdon të mbështes Kosovën në reformat e ndërmarra shtetërore.
Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se gjatë një interviste që ka pasur për gazetën gjermane “Stuttgarder Nachrichten”, kushtuar Kosovës, ministri i jashtëm gjerman Heiko Maas e ka vlerësuar lartë angazhimin e Qeverisë së vendit tonë duke thënë se “Reformat të cilat janë kryer atje janë mbresëlënëse dhe kjo duhet të pranohet.”
Etiketa: Aktuale, Gjermana, Heiko Maas, Kosova, Ramush Haradinaj