E premte, 4 Korrik 2014
Getty Images
Kombëtarja e Gjermanisë është kualifikuar në gjysmëfinale të Botërorit “Brazil 2014”, pasi në çerekfinale e ka mposhtur Francën, me rezultat 1:0.
Skuadra e Joachim Low dominoi gjatë gjithë takimit si me raste ashtu edhe me posedim të topit, ndërsa francezët me kundërsulme të shpejta rrezikonin portën e Manuel Neuerit.
Minutat e parë të ndeshjes i takuan francezëve që rrezikuan dy herë përmes Karim Benzemas ndërsa sulmet e tyre i bazonin në harkimet nga ana e majtë përmes Patrice Evras.
Por Gjermania shënoi në rastin e parë. Po zhvillohej minuta e 13 kur Toni Kroos harkoi nga gjuajtja e lirë për Matts Hummels i cili mposhti me një goditje me kokë mposhti portierin francez Hugo Lloris.
Në dhjetë minutat e fundit të takimit Franca kishte rastin të barazonte rezultatin përmes Matthieu Valbuena goditjen e të cilit e priti Neuer ndërsa topin e kthyer për Benzeman e bllokoi Hummels, që nuk lejoi të rrezikohej edhe më shumë porta e kolegut të tij.
Benzema dy minuta pa përfunduar pjesa e parë rrezikoi edhe njëherë me një goditje të fuqishme, por në vend ishte Neuer që me lehtësi priti gjuajtjen e francezit.
Në pjesën e dytë francezët u shfaqën më të rrezikshëm në fushë, duke organizuar më shpesh sulme kundër gjermanëve që filluan t’i bazojnë aksionet përmes kundërsulmeve.
Rasti i parë i rrezikshëm erdhi përmes Raphael Varanes, i cili goditi me kokë pas një harkimi nga ana e majtë në minutën e 59.
Nga minuta e 70 francezët morën iniciativën dhe gjatë tërë kohës bënë presion afër portës së Neuerit, i cili priti goditjen e Matuidit, ndërsa Mats Hummels bllokoi një tjetër gjuajtje të Benzemas.
Gjermania ka mundur të mbyllë gjithçka sa i përket këtij takimi po të shfrytëzonte një rast të mirë Andre Schurrle i cili goditi, por topi shkoi drejt e në këmbët e Llorisit.
Dy minuta më vonë Schurrle përsëri kishte një rast të mirë shënimi të cilin nuk e konkretizoi pasi goditjen e tij e bllokoi Hummels dhe me rezultat 1 me o përfundoi ky takim.
Gjermanët në gjysmëfinale presin fituesin e duelit mes Brazilit dhe Kolumbisë që zhvillohet sonte nga ora 22:00.