Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

GJGJK bëri monitorim në spitalin rajonal “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren

Prizren Post | 11:18 - 01.03.2013

Në kuadër të monitorimit të punës në spitalin rajonal “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren, Gjysëmhëna e Gjelbër e Kosovës njofton se në javën e tretë të muajit shkurt në këtë spital ka pasur shumë keqpërdorime të detyrës zyrtare dhe për këto keqpërdorime asnjë mjek nuk pranoi të bëhej pjesë e këtij raporti. Në çdo repart mungojnë mjetet elementare të punës për të ndihmuar pacientët e shumtë që ka ky spital.

GJGJK gjatë periudhës raportuese ka analizuar raste specifike që çojnë deri te udhëheqësit e
punëve në këtë institucion shëndetësor publik. Pos mjeteve elementare si: shiringat, penjët për operime. Ilaqet nga më të thjeshtat në repartin e pediatrisë mungon edhe pastërtia. Në një
repart ku si pacientë janë foshnjat e shumëta dhe në të mungon kujdesi mjekësor e bënë vendin tonë të renditet pothuajse më keq se vendet e Afrikës lindore për kujdesin shëndetësor që ofron shteti për popullin e vetë.

Nga hulumtimi i bërë GJGJK njofton se shumë lloje të barnave janë brenda spitalit por ato
nuk janë në dispozicion të pacientëve në nevojë sepse stafi mjekësor ka preferenca se nga ku
pacientët mund të marrin barëra. GJGJK kërkon nga zyrtarët komunal të Komunës së
Prizrenit dhe nga Ministria e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës që të marrë masa të
nevojshme për të evituar këto kushte jo normale që janë në spitalet e Kosovës.

Gjithashtu Gjysëmhëna e Gjelbër e Kosovës njofton të gjithë qytetatët që të jenë
bashkëpunues në këto monitorime dhe të lajmërojnë për çdo keqtrajtim apo moskryerje me
rregull të punës zyrtare nga personat përkatës përmes web faqes zyrtare të GJGJK-së:
www.greencrescent.eu apo përmes tel. 00377(44)925083.

Klikoni për ta shkarkuar dokumentin e monitorimit në formatin PDF.


Etiketa:
Arivisti Company