Gjini tregon se kur duhet t’ia nisin punës politikanët e kur administrata


E hënë, 22 Maj 2017

“Orari i punës në administratë fillon në ora 8”, ka shkruar Gjini në facebook.

“Orari i politikës duhet me fillu rreth 4 në mëngjes :)”, shkruan me ironi, në një tjetër postim, nënkryetari i AAK’së.

Ndryshe, Gjini ka mbetur jashtë listës së koalicionit PDK-AAK-NISMA për deputetë, në garën zgjedhore të 11 qershorit. 

Ndryshe, Ramush Haradinaj, në vitin 2012, kishte deklaruar se kur ai të jetë kryeministër i vendit, administrata në Kosovë do të niste punën nga ora 07:00. E disa media, të hënën duke cituar Ahmet Isufin e AAK’së, aluduan se ai ka rikonfirmuar edhe një herë këtë deklaratë të Haradinajt, i cili është kandidat i koalicionit PDK-AAK-NSIMA në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. 

“Zoti Haradinaj gjithmonë zgjohet herët dhe kur ka qenë në Trupat Mbrojtëse të Kosovës kur kem bashkëpunu me të por edhe në Qeveri. Është njeri që më shumë i jep rëndësi punës dhe normalisht tërë kohën e ka punë”, citohet të ketë thënë Isufi. 

Etiketa: ,
Të fundit