E martë, 5 Nëntor 2013
Presidentit të Greqisë, Karolos Papoulias, i është dhënë sot titulli “Qytetar Nderi”, nga bashkia e Gjirokastrës.
Ky titull i është dhënë me motivacionin: “Kontribut në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe si dhe ndikim në integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian”.
“Titulli është nderi më i madh që më është bërë në jetën time. Me Gjirokastrën kam lidhje fëmijërie që s’do t’i harroj. Vij nga Këlcyra me emocion. Jam përpjekur për marrëdhëniet Shqipëri-Greqi”, tha presidenti grek.
Papoulias ishte dhe në Këlcyrë ku vendosi kurora me lule në varrezat e ushtarëve grekë të rënë në Luftën e Dytë Botërore, duke luftuar kundër Italisë.
Më pas vizita e presidentit grek vazhdoi në Derviçan, ku pati edhe ndërprerje të energjisë elektrike, në momentin kur po mbante fjalim. Për shkak të ndërprerjes së dritave, presidenti nuk e vazhdoi më tej fjalën e tij. shekulli
Etiketa: Papoulias, Shqipëri