Gjithçka si përpara, vetëm opozita mbetet jashtë!


E shtunë, 17 Maj 2014

Shkup – Janë mbajtur edhe një palë zgjedhje të parakohshme parlamentare në të cilat ka shënuar kulminacionin skenari politik të cilit që më parë iu janë nënshktruar partnerët qeveritar, si një kartë më e sigurt e suksesit.

Edhe periudha paszgjedhore as më pak nuk ka të bëjë me periudhën parazgjedhore e në veçanti kur bëhet fjalë për marrëdhëniet në koalicionin qeveritar, ku aktualisht qetësisht po i ndajnë resorët.

Nga ana tjetër, opozita vazhdon të veprojë e habitur qoftë edhe në konceptin e saj, ende është joplotësisht e qartë për publikun, të cilët edhe pse qetësisht, nuk votuan lirshëm.

Priten një numër i madh i përgjigjeve si në këndvështrimin vendor por edhe në atë ndërkombtëar të demokracisë dhe të perspektivës të këtij vendi.

Në stilin e pazarllëqeve jo të sinqerta dhe lajthitjeve nëpër media, dy partitë që e kanë formuar qeverinë, po negociojnë qetë dhe shumë sekret. Sërish vetëm nga mediat dëgjohen spekulime me ministritë të cilat mund t’i marrin njëra ose partia tjetër.

“Bisedimet do të jenë të vështira, të pakuptimta dhe të fshehura nga publiku, kurse për BDI dhe VMRO DPMNE-në kam bindjen se ata punë janë të fshehura dhe do të publikohen vetëm atëherë kur atyre iu konvenon, ose kur do të jetë koha më e mirë për këtë”, thotë për REL, analisti Alajdin Demiri, transmeton “Zhurnal”.

BDI këmbëngulë në eurointegrimet, ndërsa Ahmeti kishte thënë se në koalicionin me VMRO DPMNE-në ky është qëllimi kryesor, ndërkaq analistët komentojnë se kjo është shpresë e rrenjshme, duke e pasur parasysh situatën aktuale.

Etiketa: , ,
Të fundit