E martë, 13 Qershor 2017

Autor: Savash VELIU
Netanjahu ka përpiluar me siguri një strategji për t’u përballur me Trump gjatë vizitës së tij në Lindje të Mesme, dhe po fillon të japë ngadalë frytet e veta. Veçanërisht, Trump detyrohet të përqendrohet pothuajse tërësisht në Iran dhe terrorizmin global. Netanyahu është duke luajtur një lojë të gjatë, sipas këshilltarëve dhe diplomatëve – dhe tashmë politikat e administratës Trump janë zhvendosur në një drejtim të dobishëm për kryeministrin israelit.
Ishte skizmi që Trump të harohet se duhet të mbështesë zgjidhjen me dy shtete në takimin e tij të parë me Netanyahu, se ai do të “shikonte opsionet me dy dhe një shtet” derisa midis Fatahut dhe Hamasit është thelluar kriza: Abasi kohët e fundit ka ndërprerë ndihmat për karburant dhe dërgesat e ilaçeve në Gaza, hapa që kanë ngritur frikën e një lufte të katërt në enklavën e bllokuar.
Në Riad mesazhi i Trumpit ishte shumë i qartë: Arabia Saudite është e mirë, Irani është i keq. Ai vërtet përsëriti edhe aty demonizimin e Iranit, sepse me një qëndrim të tillë, Trumpi mund të bëjë për vete si sauditët edhe israelitët pas marrëdhënieve të ftohura nga Obama.
Ajo që duket qartë është përpjekja e Trumpit që duke e prezantuar Iranin si armik të forcojë si me Arabinë Saudite edhe me Israelin partneritetin dhe që ta afrojë SHBA-në strategjikisht më afër me këto vende. Vërtet që përfshirja e Arabisë Saudite mund ta lehtësojë zgjidhjen paqësore mes palestinezëve dhe izraelitëve, por ky opsion është e papranueshme për Israelin. Dhe është fare lehtë se Israeli do ta sabotonte këtë përafrim Amerikano-Saudit duke intriguar shpalljen për organizata terroriste Hamasin dhe Hezbollahun.
Përmes Hamasit do të tentoj të mbaj Sauditët larg nga Palestina kurse me Hezbollahun të shpërqëndroj vëmendjen e arabëve drejt Iranit, dhe me këtë politik të Trumpit mund ta ndezë më tepër konfliktin e rrezikshëm sunito-shiit duke shkaktuar një garë të re armatimi në Lindjen e Mesme.
Presidenti amerikan përshpejtoj të fajësoj për “terrorizmin” pothuajse ekskluzivisht Iranin, kurse Israeli do të kujdeset të përdor metodën “Përça dhe Sundo”, ashtu siç bëri dhe vazhdon të bëjë në vendet e lindjes së mesme dhe shpesh-herë në shumë vende, aty ku influenca e SHBA është më e madhe. Israeli për të shkërmoqur vëmendjen nga Palestina do të sajoj iden djallëzore që ‘’të luftohet terrorizmi islamik’’ me gishtin drejtuar drejt Arabisë Saudite, Emiratët dhe Katari si financuesit e fuqishëm te “Vëllazëria Muslimane ose UCSiriane”, ISIS, Al Nusra etj. Me këtë gest djallëzor Israeli struku arabët drejt murit.
E vërteta është e vërtetë e dukshme, përmes SHBA-ve do të përçajë vendet e lindjes, dhe fatkeqësisht po ja del të realizoj synimet e saja që Arabia Saudite, Egjipti, Bahreini, Emiratet e Bashkuara Arabe, Jemeni dhe Maldivet të frikësuar për veten detyrohen të ndërprejnë të hënën marrëdhëniet diplomatike me Katarin e vogël, duke e akuzuar atë për mbështetje të terrorizmit ndërkombëtar!
Duke ua rritur mosmarrëveshjet mes dy fronteve ku në njërën anë është Katari dhe në anën tjetër qëndrojnë Mbretëria e Arabisë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahrejni dhe Egjipti të joshur për të ndezur një dritë jeshile të një kaosi gjithëpërshirës dhe të një ndarje në gjithë botën arabe, veçanërisht në rajonin e pjesës së gadishullit të Gjirit. Një situatë e këtillë ka sjellë si pasojë lëkundjen dhe zhvlerësimin e marrëveshjeve të arritura në rajon për paqe që u arrit mes shteteve Islame duke themeluar një organizmë mbrojtjeje si një model i NATO’s.
Duhet ta pranojmë se për ne kjo mosmarrëveshje në fakt nuk përbën një surprizë, sepse këtu fshehen edhe shumë planprojekte djallëzore e më kryesorja e ashtuquajtura aleancë ushtarake islamike 41-kombëshe, të udhëhequr nga Arabia Saudite e cila u vu në rrezik të shpërbërrjes vetëm nga një shpifje të kurdisur në dukje nga Israeli dhe bota perëndimore.
E gjithë kjo aleancë 41- kombëshe rrezikon të bjerë në ujë ngase kjo tregonte një force për stabilitet dhe rregullim ndërislam në skenën politike dhe atë ushtarake të rajonit dhe më gjërë.
Prapaskenat e këtyre lojërave të pista dhe armiqësore nuk përfundojnë me kaq por ata janë ende më të gjëra e më të thella se kaq. Intriguesi Israel po godet me një plumb shumë caqe në Lindje të Mesme. Tani do të shohim se si do të zhvillohen të ngjarat më tej në këtë gadishull të zjarrtë e të shkatërruar!
*Opinionet e autorëve nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe opinionin e Prizren Post.
Etiketa: Opinione, Savash Veliu