Gjykata Kushtetuese ende pa vendim final


E martë, 5 Janar 2021

PRISHTINË – Kanë kaluar 15 ditë që kur Gjykata Kushtetuese ka nxjerrë aktgjykimin pro kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje për shpallje të pavlefshëm votimin në Kuvendin e Kosovës për zgjedhjen e Qeverisë Hoti më 3 qershor, pasi për këtë qeveri kishte votuar edhe deputeti Etem Arifi, i cili kishte një aktgjykim përfundimtar nga Gjykata e Apelit.

Megjithatë, Gjykata Kushtetuese ende nuk e ka nxjerrë të plotë këtë aktgjykim dhe ende nuk ua ka dorëzuar palëve, duke ia pamundësuar kështu u.d e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani që të shpall zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.

Sipas mediumit Telegrafi, tash e disa ditë është kërkuar një përgjigje nga Gjykata Kushtetuese se kur do të nxjerrin të plotë këtë aktgjykim, mirëpo nga Kushtetuesja nuk kanë dhënë asnjë përgjigje.

Ndërsa, Kushtetuesja javën e kaluar kishte pohuar se janë në finalizim të këtij aktgjykimi, duke mos dhënë detaje tjera.

Në pritje të aktgjykimit të plotë janë shprehur edhe subjektet politike, të cilat janë shprehur të gatshme për të zgjedhjet parlamentare. Ndërkohë, dy nga subjektet politike edhe kanë bërë zyrtarizimin e kandidatëve për kryeministër.

Etiketa: , ,
Të fundit