Gjykata pezullon konkursin për drejtor të Përgjithshëm të Policisë


E enjte, 3 Dhjetor 2020

PRISHTINE – Gjykata Themelore në Prishtinë ka marr vendim me të cilin ia ka ndaluar Qeverisë së Kosovës të vazhdoj procedurat për zgjedhjen e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.Një vendim të tillë, gjykata e ka marrë pasi që ka aprovuar si të bazuar propozimin për caktim të masës së sigurisë që ishte propozuar nga ish-drejtori i Policisë, Rashit Qalaj.

“Caktohet masa e sigurimit ashtu që i ndalohet kundërshtarit të sigurimit, Qeverisa e Republikës së Kosovës, Zyra e Kryeministrit, Prishtinë – Ministria e Punëve të Brendshme që të vazhdon procedurat e rekrutimit për pozitën Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës sipas konkursit të datës 18.10.2020, deri në përfundimin e procedurës gjyqësore me aktgjykim të formës së prerë” , thuhet në aktvendimin e gjyqtares Saranda Bogaj-Sheremeti, të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”.

Etiketa: , ,
Të fundit