Gjykata Speciale do të bartet jashtë Kosovës


E enjte, 19 Shkurt 2015

20150219114908482620

Prishtinë – Duke u thirrur në ligjet dhe rendin kushtetues në Kosovë Dokumenti i Bashkimit Evropian, për Gjykatën Speciale, kërkon bartje të kompetencave kushtetuese e ligjore tek një gjykatë ndërkombëtare .

Duke u thirrur në ligjet dhe rendin kushtetues në Kosovë Dokumenti i Bashkimit Evropian, për Gjykatën Speciale, kërkon bartje të kompetencave kushtetuese e ligjore tek një gjykatë ndërkombëtare e cila do të merret me krimet e kryera në Kosovë, nga viti 1998-2000. Në një kopje të këtij dokumenti të siguruar nga Radio Kosova, Gjykata, gjithashtu do të bartë jashtë territorit të Kosovës, zhvillimin e proceseve gjyqësore dhe nuk parasheh as vuajtjen e dënimit në Kosovë, për të dënuarit e mundshëm.

Dokumenti i Bashkimit Evropian që është vlerësuar se duhet të mbetet konfidencial, e i cili i është dorëzuar institucioneve të Kosovës, për themelimin e Gjykatës Speciale, përfshinë krimet e luftës dhe pas luftës, dhomat e specializuara, dënimet, sovranitetin etj.
Në një kopje të këtij dokumenti të siguruar nga Radio Kosova, duke u thirrur në ligjet dhe rendin kushtetues në Kosovë kërkohet që të barten kompetenca kushtetuese e ligjore tek një gjykatë ndërkombëtare e cila do të merret me krimet e kryera nga 1 janari 1998 deri më 31 dhjetor 2000.
Dokumenti parasheh pavarësi të plotë të dhomave speciale dhe hetimeve për krime të kryera në periudhën 1998- 2000. Sipas këtij dokumenti, Kapitulli 2, neni 3, vlerëson se Dhomat e Speciale do të jenë pjesë përbërëse, por tërësisht të pavarura nga çdo nivel i sistemit të gjykatave në Kosovë, përfshi edhe Gjykatën Supreme. Sipas dokumentit Gjykata Speciale nuk do të ketë asgjë të përbashkët me strukturën e gjykatave të Kosovës dhe as me institucionet tjera të saj.
Sipas dokumentit, Gjykata, gjithashtu do të bartë jashtë territorit të Kosovës, zhvillimin e proceseve gjyqësore dhe nuk parasheh as vuajtjen e dënimit në Kosovë për të dënuarit e mundshëm. Sipas nenit 44 “Dhomat e specializuara mund të shqiptojnë kundër personit të dënuar burgim deri në një afat maksimal të burgimit të përjetshëm” .
Gjithashtu dokumenti parasheh sistem të veçantë të mbrojtjes së dëshmitarëve dhe marrjes së dëshmive.
Ndërkohë që në nenin 8 të dokumentit të Gjykatës Speciale, që ka të bëjë me Juridiksionin Territorial, dokumenti parasheh bartje të sovranitetit tek një trup ndërkombëtare. Neni 9 i dokumentit, mbi Juridiksionin Personal thotë se “ Dhomat e Specializuara kanë juridiksion mbi personat fizikë.”
Në kopjen e siguruar nga Radio Kosova Neni 14 i Dokumenti parasheh krimet e luftës, që përfshijnë vrasjet e qëllimshme, torturat, shkatërrim të pronës, dëbime, marrje të pengjeve etj.
Sipas këtij dokumenti detyra e grupeve teknike është që shqyrtojë legjislacionin e pranuar nga BE-ja të zhvillojë bisedime me ta dhe pastaj të bëjë rekomandimet në lidhje me legjislacionin tek përfaqësuesit e Republikës së Kosovës.

Të fundit