Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Gjyqtari Robert Carolan largohet nga Gjykata Kushtetuese

Prizren Post | 14:56 - 15.09.2014

Gjykata Kushtetuese e Kosovës njoftoi se gjyqtari ndërkombëtar, Robert Karolajn nuk do të jetë më gjyqtar i kësaj Gjykate.

“Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, është informuar nga gjyqtari Robert Karolajn për largimin e tij nga puna për arsye personale dhe i njëjti nuk do të jetë më gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese të Republikës Kosovës. Gjykata Kushtetuese do të vazhdojë me punën e saj si deri më tani”, theksohet në njoftimin për media nga Gjykata Kushtetuese.


Arivisti Company