Gjysma e nxënësve të shkollave fillore nuk do t’i marrin më librat falas


E hënë, 3 Korrik 2017

Prishtinë – Ndërsa, klasat e gjashta deri të nëntën, do t’i shfrytëzojnë librat e gjeneratave të mëparshme, raporton KTV.

Ky vendim i ri i Ministrisë së Arsimit, u është komunikuar të gjitha shkollave, dhe tashmë ka filluar procesi i rikthimit të librave nga të gjithë nxënësit.

Drejtoresha e shkollës fillore “Ismail Qemaili”, Hatmane Demiri e vlerëson këtë pozitivisht, por thotë se në të shumtën e rasteve librat po shkatërrohen nga nxënësit, pasi lidhja e tyre nuk është bërë si duhet.

E, ushtruesi i detyrës së drejtorit të Departamentit Parauniversitar thotë se arsyeja pse nxënësit e ciklit të ulët do të marrin librat e rinj, është sepse shumica e librave janë fletore pune që duhet plotësuar.

Sipas tij, me botimin e librave të rinj vetëm për ciklin e ulët me gjithsejtë 27 mijë nxënës, MASHT-i do të kursejë rreth 4 milionë euro buxhet.

Etiketa: