Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Google do të prodhojë automjete pa shofer me Fiat Chrysler

Prizren Post | 11:28 - 04.05.2016

Gjigandi amerikan i teknologjisë Google dhe firma italo-amerikane e prodhimit të automjeteve, Fiat Chrysler (FCA) do të bashkëpunojnë për prodhimin e automjeteve pa shofer.

Në një deklaratë të përbashkët të të dy kompanive thuhet se FCA këtë vit do të prodhojë 100 automjete të tipit Chrysler Pacifica Hybrid 2017 dhe këto automjete të prodhuara do të pajisen nga Google me programimet e posaçme për qarkullimin e tyre pa shofer në rrugët e SHBA-së.

Në deklaratë theksohet se automjetet në fjalë do të mund të dalin në rrugë në fund të këtij viti.

Sergio Marchionne, kryetari i Bordit Drejtues të FCA-së, në një deklaratë tha se bashkëpunimi për programe inovative me kompaninë Google do të përshpejtojë aplikimin e inovaiconit në industrinë e automobilave. Ai theksoi se një risi e tillë do të sjellë dobi për konsumatorët.


Arivisti Company