Google raporton 20 miliardë dollarë të hyra për vetëm tre muaj


E shtunë, 23 Prill 2016

google

Alfabeti, kompania mëmë e Google, raportoi shitjet e tremujorit të pare, në të cilin kompania ka pasur 17 për qind rritje nga viti në vit, duke arritur në 20,257 miliardë dollarë.


Me përjashtim të efekteve të valutave, të ardhurat u rritën për 23 për qind. Marzhi operativ i kompanisë ka qenë i qëndrueshëm në 26 për qind, dhe fitimi neto u rrit në 4,207 miliardë dollarë, ose 6.02 USD për aksion prej 3,515 miliardë dollarë, ose 5.10 USD sa ishte një vit më parë.

Google vetëm, me përjashtim të kompanive tjera ka postuar të ardhurat me 17 për qind rritje në 20,091 miliardë dollarë, dhe fitimi i saj operativ u rrit në 6,272 miliardë dollarë nga 5,188 miliardë dollarë.

Google raportoi një rritje vjetore prej 29 për qind në klikimet me pagesë, ndërsa kostoja për klikim ka rënë për 9 për qind. Kostoja totale e blerjes së trafikut u rrit nga viti në vit në 3,788 miliardë dollarë, por ra si një përqindje e të ardhurave nga reklamat në 21 për qind.

Të fundit