Grada të jashtëligjshme diplomatike nga MPJ-ja


E martë, 15 Mars 2016

Petrit Selimi

Petrit Selimi



Prishtinë – Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) i ka dhënë gradë diplomatike edhe një anëtari të stafit të Ministrisë së Integrimit Evropian (MIE). Është kjo gradë speciale.


Me bekimin e Petrit Selimit, tani ministër në detyrë i Punëve të Jashtme, Labinot Hoxha ushtron funksionin e “zëvendësambasadorit” në Ambasadën e Kosovës në Bruksel, shkruan sot Koha Ditore.

Hoxha kishte punuar përpara në misionet ndërkombëtare në Kosovë, e më pas ishte rekrutuar nga MIE-ja. Prej rreth pesë vjetësh është pjesë e stafit diplomatik të Kosovës.

Vitin e shkuar ai është ngjitur lart për dy grada.

Si shtesë të vendimit, Selimi kishte përcjellë edhe një e-mail.

Të fundit